Debati i ashpër Sara-Meriton, Bardhi: Nuk dua të zgjedh mes shokut dhe të dashurës

Sara ka debatuar ashpër me Meritonin pak ditë më parë, ndërsa ky i fundit u shpreh se ajo po e përdor marrëdhënien e saj me Bardhin për lojë.

I pyetur gjatë Primes, Bardhi tha se u ka kërkuar “armëpushim” derisa të qetësohen gjakrat pasi nuk do të donte të zgjidhte midis shokut dhe të dashurës.

Nga ana tjetër, Sara është shprehur se nuk është vendi i Meritonit të ankohet për pakënaqësitë e Bardhit në marrëdhënie. Meritoni, sipas Sarës, është thjesht një palë e tretë që me ndërhyrjet që po bënë duket sikur po faktorizohet ai më shumë nga Bardhi sesa ajo.

Ledioni: A mendon se meritoni është duke ndërhyrë në marrëdhënien tuaj?

Bardhi: Nuk kam ndërhyrë. E diskutova me me Meritonin një orë pas debatit dhe më tha që s’jam duke të mbrojtur ty, unë dhash mendimin tim. Unë bëra një armëpushim mes tyre, duke u thënë se nëse keni ndopakl konsideratë për mua, të mund t’i thoshin njëri-tjetrit minimalisht mirëmëngjes dhe natën e mirë derisa të qetësohen gjakrat.

Më duket sikur jam në një pozicion që duhet të zgjedh dhe unë nuk kam qejf të zgjedh midis shokut dhe të dashurës. Janë dy gjëra shumë të ndryshme.

Ledioni: Në klip Meritoni thotë që Sara po e përdor Bardhin.

Bardhi: Unë dhe Sara absolutisht nuk e kemi përdorur njëri tjetrin asnjë përqind në asnjë pikë të kësaj loje.

Ledioni: Ti je absolutisht i sigurt nisur nga ajo që i jep Sarës dhe Sara të jep ty?

Bardhi: Mesa po flas unë, po.

Ledioni: Meriton pse mendon se Sara është duke luajtur me Bardhin?

Meritoni: Ta them unë. Kur kemi qenë te loja e sekreteve, Bardhi tha një sekret të vetin dhe për shkak të reagimit që e dita që e bën unë lëshova një batutë për të shtensionuar situatën duke thënë “hajde Bardhi, se të pret jashtë”. Sara veç faktit që e gjen çdo gabim te Bardhi dhe mundohesh ti nxjerrësh në pah çdo gabim, unë mendoj se ti po e bën për lojë. Për të mbetur gjithmonë në pah loja jote. Nëse Sara ka dashuri për Bardhin, atë e ka bërë edhe për lojë. Që është faktorizuar nga Bardhi, është e dukshme. Është duke luajtur me Bardhin, shumë ndryshe nga ai që mundohet të shmang gabimet e saj. Debati ynë vazhdoi i vetëm, s’kishte lidhje me mbroljtjen e Bardhit.

Sara: Mendoj se Meritoni ka marrë përsipër të bëjë avokatin e Bardhit. Unë Bardhin e kam në një piedestal, në të cilin Meritoni me mbimbrojtjen që po i bën po përpiqet ta ulë. Nuk ka nevojë ta bësh këtë Meriton sepse ky nuk ankohet. Nëse ky nuk ankohet, ti nuk je as gjyqtarë as avokat, je thjesht një i tretë. Kam qenë duke ngrënë bukë, Meritoni u afrua vetë. Unë jam një vajzë, të cilën familja ime e sheh që unë këtë djalin po e fus në krevat, po e puth, po e përkëdhel dhe ne po investojmë kohë te njeri-tjetri. Ditën që bëm dasmën, ishte Meritoni që më erdhi te Lavanderia dhe më tha që nuk e dija se kishit këto ndjenja për njëri-tjetrin. I respektoj dhe unë nuk ndërhyjë më. Mesa duket Meritoni…

Meritoni: Ty të vjen inat pse po them unë se ky është më shumë i përfshirë emocionalisht në këtë marrëdhënie se ty? Ti duhet ta vlerësosh këtë.

Sara: Se kuptoj pse përfshihet Meritoni që unë jam duke u përfshirë ndërkohë që unë jam duke folur? Është shumë e thjeshtë, nëse ka diçka që nuk shkonë ankohet Bardhi jo Meritoni. Meritoni është një i tretë që më shumë më duket se është duke u faktorizuar ai nga Bardhi sesa unë.



source https://bigbrothervip.top-channel.tv/2024/02/13/sara-debaton-ashper-me-meritonin/

Post a Comment

0 Comments