Një eleminim i dyfishtë dhe shumë surpriza… Ja ku mund ta ndiqni spektaklin e sotëm të “BBV3”!

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Këtë vit synimet janë akoma më të mëdha ndërsa shtëpia është më mbresëlënëse. Prej datës 13 Janar në Top Channel ka nisur edicioni i tretë i “Big Brother VIP 3”. Një reality show, i cili që në natën e parë të spektaklit arriti të gozhdonte para ekranit teleshikuesit dhe rezultoi të ishte mjaft i suksesshëm.

Loja e Vëllai të Madh ka ndezur gjakrat. Shumë debate dhe xhelozi. Një zarf i zi ka mbërritur në shtëpinë e “Big Brother Vip. Një eleminim i dyfishtë dhe shumë surpriza! Spektaklin e sotëm do të keni mundësi ta ndiqni në transmetimet e Top Channel, në dy kanalet e dedikuara të Digitalb si dhe në kanalin zyrtar të Top Channel në Youtube.

“Big Brother Vip” sonte ora 21:00, nën drejtimin e Ledion Liço, vetëm në Top Channel!



source https://bigbrothervip.top-channel.tv/2024/02/03/nje-eleminim-i-dyfishte-dhe-shume-surpriza-ja-ku-mund-ta-ndiqni-spektaklin-e-sotem-te-bbv3/

Post a Comment

0 Comments