Dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” ndryshojnë në çdo moment. Banorët të cilët kanë nisur këtë rrugëtim jo vetëm që kanë filluar të krijojnë aleancat e para, por kanë arritur edhe të kenë ‘territorin’ e tyre dhe të tregojnë se si ata kanë zgjedhur ta luajnë lojën.
Showë i sotëm premton shumë teksa kujtojmë se ka jo një, por dy eleminime. Kujtojmë se në fillim të spektaklit është mbyllur televotimi.
Ndërkohë, Romeo dhe Lisi kanë stisur një debat që ka ndryshuar dinamikat e shtëpisë. Banorët kanë reaguar në këtë situatë dhe debatet janë shtuar mes tyre. Erjola ka qenë një nga vajzat e shtëpisë që ka reaguar, teksa është shprehur se Romeo ose flirton me vajzat, ose i bën shoqe ato.
Erjola – Pika e tij e fortë dhe e dobët është gjinia femërore. Mendimit tim për banorët e tjerë i kam qëndruar deri në fund. Arsyeja pse kam ndërhyrë, nuk ka qenë për protagonizëm, por sepse jam prekur për pjesën që ata kanë prekur një prind. Unë nuk e kam tim atë, prandaj u preka. Nuk dua që dikush ta fusë një prind në lojë.
Romeo – Po e ngatërron, po viktimizohesh…
Erjola – Romeo ka dalë me shpatë në dorë, duke thënë se bën një lojë të drejtë. Ajo që ajo bëri me Lisin për mua ishte lojë e pisët. Romeo nga unë ka frikë. Dobësia e tij në këtë shtëpi janë vajzat.
source https://bigbrothervip.top-channel.tv/2024/02/03/une-nuk-e-kam-tim-ate-prandaj-u-preka-erjola-debaton-me-te-romeo-po-viktimizohesh/
0 Comments