Nga debatet e forta, tek rikthimi i Fifit, çfarë do ndodhë sot në “Big Brother VIP”? Ndiqni LIVE spektaklin

Debat edhe në ditët e fundit kanë qenë të shumta në shtëpinë e “Big Brother VIP”.

Ilnisa dhe Egla kanë pasur diksutime të forta, të cilat duket se nuk po “sheshohen”. Nga ana tjetër, krisja në lidhjen e Romeos dhe Heidit i mban ata ende larg njëri-tjetrit. A do të bashkohen?

Banorët dhe publiku do surprizohen sot nga Fifi, ish-banore e “Big Brother VIP”, që do rikthehet për të kënduar.

Për këto dhe shumë të tjera, do të keni mundësi ta ndiqni spektaklin LIVE, në transmetimet e Top Channel, në dy kanalet e dedikuara të Digitalb “Big Brother Vip 1” dhe “Big Brother Vip 2“, si dhe në kanalin zyrtar të Top Channel në YouTube.

“Big Brother Vip” sonte, në drejtimin e Ledion Liços, ora 21:00!



source https://bigbrothervip.top-channel.tv/2024/03/09/nga-debatet-e-forta-tek-rikthimi-i-fifit-cfare-do-ndodhe-sot-ne-big-brother-vip-ndiqni-live-spektaklin/

Post a Comment

0 Comments