Një zarf i zi, “krisje” mes miqësive dhe çifteve/ Ndiqni spektaklin e sotëm të “Big Brother VIP”

Teksa javët kalojnë, situatat dhe dinamikat në shtëpinë e “Big Brother VIP” shtohen.

Çiftet e shtëpisë kanë qenë protagonistë, me Sarën dhe Bardhin që duket se i kanë zgjidhur mosmarrëveshjet mes tyre, ndërsa Romeo dhe Heidi kanë pasur debatet e para.

Por jo vetëm dashuritë, pasi edhe miqësite po vihen në provë, teksa Juliani dhe Gazmendi kanë pasur debate të forta. Një zarf i zi ka dënuar Ilnisën pasditen e djeshme, por sot, një tjetër ndodhet në shtëpi. Kush do dënohet këtë herë?

Për këto dhe shumë të tjera, do të keni mundësi ta ndiqni spektaklin LIVE, në transmetimet e Top Channel, në dy kanalet e dedikuara të Digitalb “Big Brother Vip 1” dhe “Big Brother Vip 2“, si dhe në kanalin zyrtar të Top Channel në Youtube.

“Big Brother Vip” sonte, në drejtimin e Ledion Liços, ora 21:00, vetëm në Top Channel!



source https://bigbrothervip.top-channel.tv/2024/02/24/nje-zarf-i-zi-krisje-mes-miqesive-dhe-cifteve-ndiqni-spektaklin-e-sotem-te-big-brother-vip/

Post a Comment

0 Comments