Debate të forta, surpriza dhe një Kuti Pandore! Ja ku mund ta ndiqni spektaklin e “Big Brother VIP”

Në shtëpinë e “Big Brother VIP” dinamikat dhe debatet sa vinë e shtohen, teksa banorët janë përballur me sfida të shumta.

Sfida e reagimeve solli dinamika por edhe lot, pasi u pasua nga një zarf i zi për thyerje të rregullave. Nga ana tjetër, banorët kanë mbetur pa buxhet, për shkak se Meritoni prishi lojën e Vëllait të Madh. Egla, Graciano, Ilnisa, Meritoni, Romeo dhe Roza kanë përjetuar ethet e këtij nominimi të fortë, teksa sot do të mësojmë se kush prej tyre do të largohet nga shtëpia.  

Gjatë spektaklit pritet që një tjetër kuti pandore të hapet, duke sjellë një të mirë dhe një të keqe. Por kush do jetë ai që do përfitojë dhe kush do të “dënohet”?

Për këto dhe shumë të tjera, do të keni mundësi ta ndiqni spektaklin LIVE, në transmetimet e Top Channel, në dy kanalet e dedikuara të Digitalb “Big Brother Vip 1” dhe “Big Brother Vip 2, si dhe në kanalin zyrtar të Top Channel në Youtube.

“Big Brother Vip” sonte, në drejtimin e Ledion Liços, ora 21:00, vetëm në Top Channel!



source https://bigbrothervip.top-channel.tv/2024/02/20/debate-te-forta-surpriza-dhe-nje-kuti-pandore-ja-ku-mund-ta-ndiqni-spektaklin-e-big-brother-vip/

Post a Comment

0 Comments