“S’jam në moshën e mamasë tënde, je 40 vjeç mi/ Meri ‘shpërthen’ kundër Rikës: Goditje poshtë belit zonjë

Biletat e fati të Lori Coffe të shpërndara nga Rike është një tjetër situatë e spikatur në shtëpi gjatë 72 orëve të para.

Kujtojmë se dy banoret, të cilat mbetën pa bilet janë Meri dhe Ilnisa, teksa kjo gjë është pasuar me debate.

Rike: Unë mendoj dhe ndjeva se si Gazi si Juli e thanë me shaka. Ndërsa sa i përket Merit dhe Ilnisës ishin reale me atë që thanë. Ilnisa donte të më vendoste në lojë, kurse Meri e kishte nisur BBV dy ditë para.

Meri: Si mund të mos më japësh bilët mua për ato që kanë ndodhur jashtë BBV, është goditje poshtë belit zonjë. Pse duhet të penalizohem unë për një gjë që ka ndodhur në ashensor, kisha hallet e mia, kisha bërë një zgjedhje të vështirë.

Rike: Vetëm kulturë që nuk ke ti Meri.

Meri: Nuk jam në moshën e mamasë tënde unë, ti je 40 vjeç mi

Rike: Për moshën që ke ti nuk ke kulturë.

Ledjon: Të mos merremi me moshën sepse kjo është një budallallëk me brirë



source https://bigbrothervip.top-channel.tv/2024/01/16/sjam-ne-moshen-e-mamase-tende-je-40-vjec-mi-meri-shperthen-keq-kunder-rikes-goditje-poshte-belit-zonje/

Post a Comment

0 Comments