Debate, dinamika dhe një zarf i kuq/ Ja ku mund ta ndiqni LIVE spektaklin e “Big Brother VIP”

Një tjetër javë është mbyllur për banorët e “Big Brother Vip”, teksa spektakli i sotëm premton të tjera surpriza.

Pas 15 ditësh, një nominim i fortë “përplas” 4 nga vajzat e shtëpisë, teksa njëra prej Ilnisës, Ledjonës, Rozës dhe Sarës do duhet të ndërpresë sot rrugëtimin. Publiku ka në dorë fatin e tyre, teksa ndryshe nga banoret e tjera, Ilnisa nuk ka një biletë kthimi.

Dinamikat në shtëpi kanë qenë të shumta, ashtu si debatet e forta, ku janë përfshirë dhe dy hyrjet e reja, Graciano dhe Erjola. Nga ana tjetër, një zarf i kuq ka mbërritur në shtëpi me emrin e Eglës dhe banorët presin për të zbuluar se çfarë ka në të.

Për të gjitha këto, mund t’a ndiqni spektaklin e sotëm LIVE prej orës 21:00, në kanalet e dedikuara në DigitAlb, “Big Brother 1” dhe Big Brother 2”, e po ashtu në ekranin e “Top Channel”. Gjithashtu, mund të na ndiqni edhe në kanalin e YouTube, “Top Channel Albania”, duke klikuar LINKUN.



source https://bigbrothervip.top-channel.tv/2024/01/27/debate-dinamika-dhe-nje-zarf-i-kuq-ja-ku-mund-ta-ndiqni-live-spektaklin-e-big-brother-vip/

Post a Comment

0 Comments